Në Vlorë është arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një motomjeti në lagjen “28 Nëntori”.
Sipas Policisë, pas veprimeve të shpejta hetimore, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin të dyshuarin në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku është gjetur edhe motomjeti i vjedhur.
Gjatë kontrollit personal, policia ka sekuestruar gjithashtu një përforcues metalik grushti.
I riu është arrestuar dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “vjedhja” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin – arrestohet 20-vjeçari appeared first on Sinjali.


