Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajme“Ora e Pritjes” nis edhe në Lipjan, qytetarët presin drejtësi për ish-krerët...

“Ora e Pritjes” nis edhe në Lipjan, qytetarët presin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Në Lipjan ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, përmes të cilit po bëhet numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në aktivitet morën pjesë qytetarë, veteranë, aktivistë, përfaqësues politikë dhe përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”.

Nga Lipjani u përcoll mesazhi për drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Liria Ka Emër” ka bërë thirrje që procesi ndaj tyre të përfundojë me shpalljen e pafajësisë.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa më 12 shtator në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri”, nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT