Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj sfidon Kurtin: Përballu në televizion me Gjinin

Haradinaj sfidon Kurtin: Përballu në televizion me Gjinin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar se ka nxitur përçarje brenda spektrit politik.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj tha se veprimet e Kurtit ndaj LDK-së kanë qenë pjesë e një skenari të llogaritur politik.

“Ajo që ia bëri LDK-së është pabesi, ju krijoi përçarje. Është skenar i Kurtit”, deklaroi ish-kreu i AAK-së.

Ai foli edhe për mundësinë e një takimi mes Kurtit dhe Aleancës, duke propozuar që një përballje e tillë të zhvillohet publikisht në televizion.

“Nuk do të ishte keq që të ndodhte një përballje televizive mes z. Gjini dhe z. Kurtit”, tha Haradinaj.

Haradinaj pati kritika edhe për mënyrën se si Kurti erdhi dhe po e ushtron pushtetin. Sipas tij, kryeministri nuk e ndërtoi ardhjen në pushtet mbi një program bindës, por mbi kundërshtimin e qeverive të mëparshme.

Ai tha se Kurti, sipas tij, është fokusuar më shumë në konsolidimin e pushtetit sesa në ndërtimin e një plani qeverisës.

“Ky nuk ka ardhur në qeverisje përmes ndonjë oferte shumë bindëse, po si kundërshtues i pozitës. Që nga ardhja në qeverisje, ky s’e ka lodhur trurin me krijuar një plan qeverisës, është i fokusuar në konsolidim të pushtetit. Edhe shkuarjen do ta ketë siç erdhi, prej rruge ka me shkuar”, u shpreh Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT