Duhanpirësit mund të ndihen më të vetmuar dhe kjo ndjenjë mund të rritet me kalimin e kohës, sugjeron një studim i ri evropian.
Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 50 mijë personave nga 15 vende evropiane dhe gjetën se personat që pinin duhan raportonin nivele më të larta të vetmisë krahasuar me jo-duhanpirësit.
Gjetjet u prezantuan në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Sëmundjeve të Frymëmarrjes në Barcelonë.
Sipas studiuesve, duhanpirja mund të ndikojë edhe në jetën sociale. Problemet shëndetësore që lidhen me duhanin mund ta kufizojnë lëvizjen dhe pjesëmarrjen në aktivitete sociale, ndërsa ndalimet e duhanit në ambiente të ndryshme mund të ndikojnë në ndërveprimet me të tjerët.
Studimi sfidon edhe idenë e vjetër se duhanpirja është një aktivitet “social”, pasi rezultatet tregojnë lidhje me izolim dhe vetmi më të madhe.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


