Lojtari i Real Madridit, Vinicius Junior, është shpallur si sulmuesi më i mirë nga “Globe Soccer Awards”.
Gara për këtë çmim u zhvillua mes Viniciusit dhe fituesit të Topit të Artë, Rodrit, në të cilën votuan mbi 100 milionë tifozë nga e mbarë bota.
Përveç Vinit e Rodrit, në listën e 16 finalistëve ishin edhe katër të tjerë nga Reali, Mbappe, Bellingham, Carvajal dhe Kroos, ndërsa Barcelona pati dy, Lamine Yamal dhe Lewandoëski, kurse Atletico Madridi veç Griezmannin.
Në listën finale, përveç Rodrit ishte dhe Haaland i Citit, teksa të nominuarit tjerë ishin Salah, Kane, Lautaro, Ronaldo dhe Messi.


