Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeEksplodimi i veturës në Gjilan, Policia: Dyshohet për mjet shpërthyes

Eksplodimi i veturës në Gjilan, Policia: Dyshohet për mjet shpërthyes

Policia është deklaruar lidhur me shpërthimin e një veture në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Klankosova.tv bëri të ditur se nga hetimet e para dyshohet se kjo ka ndodhur nga një mjet shpërthyes.

“Me 05.08.2026 rreth ores 21:45 kemi pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën “Lufta e Gjilani 44 “ka ndodhë një detonim në një veture. Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur thirrjes duke dalë  ne vendngjarje,  nga hetimet e para mësohet se një veture është dëmtuar , dyshohet nga një mjet shpërthyes”, tha ai.

Hashani njoftoi se lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i veturës, ndërkaq pasagjerja është lënduar lehtë.

“Në veturë kanë qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjere. Me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital ,ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njeësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani./Klankosova.tv

Shpërthen vetura në Gjilan, një person në gjendje të rëndë

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT