Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVetura përplas këmbësorin në Prishtinë–Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Vetura përplas këmbësorin në Prishtinë–Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjtI është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT