Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeNga Kosova në Las Vegas: Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi prezanton hulumtim...

Nga Kosova në Las Vegas: Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi prezanton hulumtim për trajtimin e tiroides me fotobiomodulim

Kosova dhe Universiteti i Prishtinës do të përfaqësohen në një konferencë ndërkombëtare të fushës së fotobiomodulimit dhe laserit terapeutik, që këtë tetor mbahet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje, Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi do të marrë pjesë në cilësinë e ligjërueses, duke prezantuar një temë që lidhet me efektin e fotobiomodulimit, përkatësisht përdorimit të laserit, në trajtimin e tiroides.

Berisha Muharremi ka bërë të ditur se do të përfaqësojë Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në Konferencën Vjetore të WALT, ku pritet të marrin pjesë ekspertë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës.

Tema që do të prezantohet trajton mundësitë dhe efektet e fotobiomodulimit në mjekimin e problemeve të tiroides, një fushë që po tërheq gjithnjë e më shumë interes në kërkimet bashkëkohore mjekësore.

Pjesëmarrja e saj në konferencë vjen si rezultat i punës kërkimore dhe shkencore të zhvilluar në këtë fushë, ndërsa prezantimi në Las Vegas paraqet edhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e punës akademike nga Kosova në një forum ndërkombëtar.

Konferenca pritet të mbledhë profesionistë të fushës së laserit mjekësor, fotobiomodulimit dhe trajtimeve të avancuara, me fokus në zhvillimet e reja shkencore dhe aplikimet klinike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT