Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Prugovc: Këmbësori nuk u mbijeton plagëve pas aksidentit – ndërron...

Tragjedi në Prugovc: Këmbësori nuk u mbijeton plagëve pas aksidentit – ndërron jetë në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në fshatin Prugovc të Prishtinës ka përfunduar me fatalitet.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 20:35, në rrugën Milloshevë–Besi, në Lagjen e Berishëve, një automjet Mercedes Sprinter, që drejtohej nga Drin Namani, është përfshirë në aksident me këmbësorin Mërgim Berisha.

Si pasojë e aksidentit, Berisha ka pësuar lëndime të rënda trupore. Atij fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK, ku po trajtohej në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Mërgim Berisha ka ndërruar jetë rreth orës 05:40.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të trafikut dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shoferi i dyshuar është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për shkakun dhe rrethanat e plota të aksidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT