Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeVetura me targa zvicerane zë vendin e gabuar në Mitrovicë, lexuesit dërgojnë...

Vetura me targa zvicerane zë vendin e gabuar në Mitrovicë, lexuesit dërgojnë pamje

Një veturë me targa të Zvicrës është parkuar në mënyrë të parregullt pranë kontejnerëve të mbeturinave në Mitrovicë, rast i cili është raportuar nga lexuesit e Klankosova.tv.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, automjeti shihet i ndalur në një hapësirë jo të lejuar për parkim, duke penguar qasjen pranë pikës së grumbullimit të mbeturinave.

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën “Agim Ramadani-Katan” në Mitrovicë, afër Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve.

Parkimet e tilla të parregullta shpesh krijojnë vështirësi për qytetarët dhe ekipet e pastrimit, veçanërisht kur bllokohet qasja te kontejnerët dhe pikat e grumbullimit të mbeturinave.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT