Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi...

Aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane

Gazeta Sinjali raportoi më parë për aksidentin tragjik në Gjermani, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova, pjesëtarë të së njëjtës familje nga Komogllava e Ferizajt, teksa po ktheheshin drejt Gjermanisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili bëri të ditur se Ambasada e Kosovës është në kontakt me autoritetet gjermane për rastin.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Ajeti.

Viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç), të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë pranë Nittendorfit, në Bavari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT