Një situatë e pakëndshme është raportuar në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, pranë kompleksit “Apollonia”, ku mbeturinat kanë zënë dy hapësira të dedikuara për parkim.
Sipas banorëve, grumbulli i bërllokut ndodhet në atë gjendje prej së paku një jave, ndërsa deri tani nuk është larguar nga askush, raporton Klankosova.tv.
Banorët presin që përgjegjësit të ndërhyjnë dhe hapësirat e të pastrohen.


