Një person është arrestuar në Shtime nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të enjtenrreth orës 09:00, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime femër kosovare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.


