Klubi futbollistik Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e bashkëpunimit.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi gjakovar, teksa e falënderoi Josan për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uroi sukses në të ardhmen.
“Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, u tha në njoftimin e shkurtër për media të KF Vëllaznimit.
Mirel Josa u emërua trajneri i klubit gjakovar në janar të këtij viti.
Vëllaznimi mban vendin e pestë në renditje me 32 pikë të grumbulluara në Ligën e Parë, pas 18 javësh kampionat. /Klankosova.tv
The post Vëllaznimi ndan rrugët me kryetrajnerin Josa appeared first on Klan Kosova.


