Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini

Vdes nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini

Ka vdekur Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini dhe e veteranit Bashkim Xheladini, nga Carraleva e Shtimes.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët përmes Facebook-ut, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë me dhimbje të thellë familjarë, miq, shokë dhe dashamirë se ka ndërruar jetë Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit (Xheladin Xheladini)”, ka thënë familja në këtë njoftim.

Për vdekjen e saj shkroi edhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, sikurse edhe Dega e OVL-UÇK në këtë komunë.

Varrimi i të ndjerës bëhet të shtunën në fshatin Carralevë në ora 16:30. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT