Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeShowbizVazhdon shkëlqimi i “Minatorëve” ndaj Prishtinës edhe në çerekun e tretë

Vazhdon shkëlqimi i “Minatorëve” ndaj Prishtinës edhe në çerekun e tretë

Trepça po e vazhdon shkëlqimin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Prishtinës, duke e fituar edhe çerekun e tretë.

“Minatorët”, çerekun e tretë e fituan me rezultat 26:16, për ta rritur edhe më shumë epërsinë e përgjithshme, duke e çuar në 17 pikë, pasi rezultati aktual është 69:52

Në 10-minutëshin e tretë ndeshja u ndërpre për disa minuta, pas një shtyrje të Donte Clark të Prishtinës ndaj lojtarit të Trepçës, njofton Klankosova.tv.

Pas kësaj ndërhyrjeje, gjyqtari i dha gabim teknik Clarkut të Prishtinës, ndërsa atmosfera në sallë u tensionua paksa. Kështu, gjyqtari i ndeshjes i çoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, për t’i kthyer të njëjtit disa minuta më vonë.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale e ka fituar Prishtina me vetëm dy pikë epërsi, 67:65.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT