Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet gjakovarja, shfaqi sjellje agresive në stacionin policor

Arrestohet gjakovarja, shfaqi sjellje agresive në stacionin policor

Një grua është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara, derisa ndodhej në stacionin policor në lidhje me një rast tjetër të mëhershëm, ka shfaqur sjellje agresive dhe dyshohet se e ka shtyrë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT