Kolona të automjeteve po vazhdojnë të raportohen në dy nga pikat më të frekuentuara kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara sonte, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, ku qytetarët që po hyjnë në Kosovë po presin deri në një orë, ndërsa kolona në dalje arrin rreth 500 metra.
Kolona ka edhe te Hani i Elezit, ku pritjet për automjete në hyrje janë rreth 20 minuta, me kolonë prej rreth 200 metrash, ndërsa në dalje pritja është rreth 15 minuta, me kolonë rreth 100 metra.
Në pikat tjera kufitare, sipas të dhënave të publikuara, nuk raportohet për kolona të automjeteve dhe pritjet janë kryesisht të shkurtra.
Të dhënat janë përditësuar në 18:13.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


