Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajme“Veza nuk është vdekjeprurëse, por nëse të qëllon në sy të qorron”...

“Veza nuk është vdekjeprurëse, por nëse të qëllon në sy të qorron” – deklarata e kahershme e Thaçit, kur VV-ja e kishte cak

Gati 11 vjet pasi deputetët e Vetëvendosjes përdorën vezët si mjet proteste ndaj kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, një skenë e ngjashme u përsërit në Kuvendin e Kosovës.

Të shtunën, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit. Incidenti u raportua edhe nga mediat ndërkombëtare.

Por një episod i tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2015, kur Vetëvendosje gjuante me vezë ndaj Mustafës, dhe Hashim Thaçit

Në atë kohë, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte reaguar për përdorimin e vezëve në protestat politike me një deklaratë që sot mund të vendoset përballë ngjarjes së fundit:

“Veza nuk është vdekjeprurëse, por nëse të qëllon në sy të qorron – askush s’ka të drejtë tjetrin ta qorrojë.”

Atëherë, vezët hidheshin nga Vetëvendosje ndaj Isa Mustafës. Tash, një deputete e AAK-së i hodhi ato në drejtim të Albin Kurtit – një tjetër kapitull i të njëjtës formë proteste brenda Kuvendit të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT