Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajmePranë kopshtit ku fëmijët mësojnë të kujdesen për mjedisin, mbeturinat “pushtojnë” rrugën...

Pranë kopshtit ku fëmijët mësojnë të kujdesen për mjedisin, mbeturinat “pushtojnë” rrugën në Prizren

Një pamje aspak e këndshme është shfaqur në rrugën “Reshat Çoçaj” në Prizren, në afërsi të kopshtit Yllka.

Në pamjet e dërguara shihet një sasi e madhe mbeturinash e hedhur në anë të rrugës, shumë pranë hapësirës ku qëndrojnë dhe luajnë fëmijët.

Ironia bëhet edhe më e madhe nga fakti se në këtë kopsht fëmijët edukohen që të kujdesen për mjedisin, ndërsa jashtë tij përballen me një realitet krejt tjetër.

Dhe kjo nuk duket të jetë një pamje e rastësishme. Raportime të mëhershëme nga rruga “Reshat Çoçaj” kishin evidentuar po ashtu hedhjen e mbeturinave nga persona të papërgjegjshëm, duke treguar se problemi është përsëritur në këtë zonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT