Kanë kaluar më shumë se një javë që kur kanë nisur gërmimet në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, në një lokacion ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.
Ekipet e mjekësisë ligjore, së bashku me ekspertë të tjerë dhe institucionet kompetente, edhe gjatë ditës së sotme ndodhen në vendin e ngjarjes duke vazhduar punën hetimore dhe ekzaminimet në terren, njofton Klankosova.tv.


