Me fillimin e vitit të ri akademik, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë do të barten në ambiente të reja.
Objekti i ri modern do t’i hapë dyert për studentët e interesuar në fushën e biznesit. Por kjo nuk është risia e vetme në këtë institucion arsimor, raporton Klan Kosova.
Programet që ofrohen para studentëve, sipas dekanit të Fakultetit të Biznesit, Ylber Januzaj, kalojnë nëpër një sërë filtrash. Hulumtimi i tregut është një nga faktorët kyç që merret parasysh më së shumti.
Në këtë universitet, qëllimi është tejet i qartë dhe bazohet në 3 pika kryesore.
Vlerësimi nga Agjencia për Akreditim me notën 10 për ekselencën e treguar në punë, është veç një fakt që tërheq studentë nga rajoni si dhe bashkëpunim me universitet e huaja.
Maturantëve të sivjetmë iu bë thirrje që të aplikojnë në këtë universitet, meqë nuk do të zhgënjehen nga mundësitë që ofrohen me programet cilësore.
Ndiqeni kronikën e plotë në vijim:


