Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeU shpall “non grata” në Shqipëri, Halimi: Kam qenë pjesë e UÇK-së,...

U shpall “non grata” në Shqipëri, Halimi: Kam qenë pjesë e UÇK-së, kam pasur poste komanduese (VIDEO)

Bekir Halimi dhe Valon Belja, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur “non grata” nga Shqipëria.

Njëri prej tyre, Bekir Halimi, ka dhënë detaje në Kosova Today rreth këtij zhvillimi.

Halimi tregoi më gjerësisht lidhur me aktivitetet e tij.

“Unë jam Hoxhë. Aktiviteti im është bazik, ligjërimi fetar, prirja e besimtarëve në aktivitetet fetare dhe kontributi jonë është në drejtim të zhvillimit tonë kombëtar,avancimi i statusit politik të shqiptarëve gjithkund ku jetojnë ata. Konkretisht në Maqedoni, sepse ne jemi pjesë e një shteti pjesë përbërese e ish-jugosllavisë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se ka dhënë kontribut edhe në Kosovë.

“Kemi qenë pjesë e UÇK-së së Kosovës dhe UÇK-së në Maqedoni. Kemi pasur edhe poste komanduese”, shtoi Halimi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT