Qarkullimi në shumicën e pikëkalimeve kufitare të Kosovës po zhvillohet pa vonesa të mëdha, ndërsa pritjet në pjesën më të madhe të pikave janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, shkruan Sinjali.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për hyrje qytetarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa për dalje rreth 15 minuta.
Vonesa më të theksuara janë raportuar edhe në Merdarë, shkruan Sinjali ku pritjet në dalje arrijnë 30 deri në 40 minuta, ndërsa hyrja zhvillohet brenda 3 deri në 5 minutave.
Në Jarinjë, pritjet janë 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 15 deri në 20 minuta për dalje, ndërsa në Hanin e Elezit qarkullimi zhvillohet me pritje prej rreth 10 minutash në të dy drejtimet.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të gjata apo vonesa të konsiderueshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


