Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeHykmete Bajrami: Presidenti nga LDK do siguronte balancim të pushteteve

Hykmete Bajrami: Presidenti nga LDK do siguronte balancim të pushteteve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, pak para mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, sipas saj, ka insistuar në postin e presidentit të vendit.

Sipas saj, nëse LDK merr këtë pozitë, do të kishte balancim të pushteteve në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë m’u duk që insiston në pozitën e presidentit, dhe mendoj që pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT