Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajme“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e...

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë (VIDEO)

Dita e hënë nisi me një ngjarje të rëndë nga Peja. Atje, një 50-vjeçare u godit për vdekje nga treni.

Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka bërë të ditur se viktimë ka mbetur gruaja me inicialet F.M., transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur rasti tragjik.

“Krejt ajo çka është thënë, është se kjo grua është goditur me shpejtësi të madhe nga treni, dhe si pasojë ka vdekur”, tha Berisha.

Gazetarja po ashtu bëri të ditur se televizioni ka kontaktuar me Trainkos-in, nga ku është bërë e ditur se nga ora 12:00 do të rinisë qarkullimi i një linje në drejtimin Pejë-Prishtinë, pasi hekurudha është pastruar dhe treni është larguar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT