Banorët e fshatit Dumnicë të Poshtme, përmes emisionit “Fol me Arin” kanë paraqitur disa ankesa lidhur me gjendjen aktuale të vendbanimit të tyre.
Ndër hallet kryesore të tyre, është mungesa e ujit, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk kemi ujë hiç. Kishim pasë dëshirë nëse na e kishin pru edhe neve ujin”, u shpreh njëri nga banorët për Klan Kosova.
Banorët e këtij fshati janë në pritje të projektit të ujësjellësit, dhe apelojnë që procesi të ecën më shpejtë.


