Në përvjetorin e parë të vdekjes së Naser Shalës, familja dhe bashkëluftëtarët e tij mbajtën një ceremoni nderimi në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë.
I pranishëm ishte edhe Ramush Haradinaj, i cili e cilësoi komandant “Ftyrën” si një figurë të gjallë dhe të fuqishme, raporton Klan Kosova.
Fatmir Limaj përmendi kontributin e Shalës në Brigadat e Llapushës, ndërsa shoku i tij i studimeve, Ekrem Katrati, e përshkroi si një njeri të palodhur dhe simbol të shoqërisë së besueshme.
Kronika më poshtë sjell detaje:


