Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajme“Marshi për Liri” në Prishtinë: Në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm...

“Marshi për Liri” në Prishtinë: Në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Në “Marshin për Liri” në Prishtinë është përcjellë një mesazh i fuqishëm në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po presin verdiktin e Gjykatës Speciale më 16 shtator.

Gjatë fjalimit para qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, u tha se pjesëmarrësit e këtij marshimi, në mënyrë simbolike, i shpallin të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.

“Ne sot, në mënyrë simbolike, i shpallim të pafajshëm”, u tha gjatë fjalimit.

Në të njëjtën kohë, nga marshi u përcoll edhe një falënderim për të gjithë “ushtarët e lirisë” për sakrificën e tyre, duke vlerësuar kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Marshi për Liri” po mbahet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët më 16 shtator pritet të marrin verdiktin në procesin gjyqësor në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT