Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeSheshi “Skënderbeu” mbushet, turma të mëdha para nisjes së “Marshit Për Liri”

Sheshi “Skënderbeu” mbushet, turma të mëdha para nisjes së “Marshit Për Liri”

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë që janë mbledhur për “Marshin për Liri”, i cili mbahet sot në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Ndonëse marshi pritet të nisë në ora 14:00, numër i madh i pjesëmarrësve tashmë kanë arritur në shesh.

Në mesin e të pranishmëve shihen flamuj kombëtarë, simbole të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe diaspora kanë udhëtuar drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshit.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa aktiviteti pritet të sjellë një numër të madh qytetarësh në qendër të kryeqytetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT