Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeI madh e i vogël nderojnë historinë e UÇK-së – pamje nga...

I madh e i vogël nderojnë historinë e UÇK-së – pamje nga “Marshi për Liri”

Në mesin e mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot në Prishtinë për “Marshin për Liri”, vëmendje kanë tërhequr edhe disa pamje simbolike.

Një i moshuar është parë duke puthur fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së të vendosura në pankarta, në shenjë respekti dhe përkrahjeje.

Në mesin e pjesëmarrësve janë parë edhe dy fëmijë të veshur me uniforma të UÇK-së, të cilët kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar.

“Marshi për Liri” nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa qytetarë nga e gjithë Kosova dhe diaspora janë mbledhur për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Pamjet përcjellin atmosferën e marshit, ku krahas veteranëve dhe familjarëve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pjesë po bëhen edhe të rinj e fëmijë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT