Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të hënën se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftimet në Liban, e po ashtu ka biseduar edhe me përfaqësues të Hezbollahut nëpërmjet ndërmjetësuesve, transmeton agjencia “AP”.
Trump në një postim në rrjete sociale ka thënë se “trupat izraelite s’do të shkojnë në Bejrut dhe çdo ushtar që ishte nisur atë drejtim, është kthyer prapa”.
Ai po ashtu ka thënë se se Hezbollahu “është pajtuar t’i ndalojë sulmet”.
“Izraeli nuk do t’i sulmojë ata, dhe ata s’do ta sulmojnë Izraelin”, ka shkruar Trump.
Netanyahu ka konfirmuar bisedën me Trumpin, por ka treguar se i ka thënë presidentit amerikan se Izraeli do ta godasë Bejrutin nëse Hezbollahu nuk i ndalë sulmet. Ai ka thënë se Ushtria izraelite do të vazhdojë “të operojë sipas planit” në jug të Libanit.
Nga Hezbollahu s’ka pasur njoftim lidhur me këtë bisedë.
Izraeli e Hezbollahu ishin dakorduar për armëpushim në mesin e prillit, por janë rinisur sulmet pasi goditjeve të Izraelit në Liban. Izraeli tha se ato sulme ishin për vetëmbrojtje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


