Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNëna e deputetit Besnik Tahiri varroset nesër, në Bradash të Podujevës

Nëna e deputetit Besnik Tahiri varroset nesër, në Bradash të Podujevës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka njoftuar se varrimi i nënës së tij, Hasime Tahiri, do të bëhet nesër, më 2 shtator.

Tahiri ka bërë të ditur se varrimi do të mbahet në orën 18:00, në fshatin Bradash të Komunës së Podujevës.

Përmes një postimi, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e nënës, duke thënë se ajo u nda nga jeta të martën pasdite, pas një sëmundjeje të shkurtër.

“Na la me dhimbje e mërzi, por me plot krenari për sa shumë na dha e sa e madhe ishte! Përjetë të pikëlluar për ty Nanë!”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkohë, e pamja do të mbahet në Prishtinë për tri ditë, duke filluar nga e enjtja, në Hotel Sirius, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT