Me nisjen e vitit të ri shkollor 2026/27, në Gjilan janë zhvilluar aktivitete për rritjen e sigurisë së nxënësve, me fokus të veçantë te lëvizja në trafik pranë shkollave.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar aktivitete në terren me nxënës, ndërsa në afërsi të shkollave pranë akseve kryesore rrugore janë shpërndarë edhe fletushka me këshilla dhe udhëzime për sigurinë e fëmijëve.
Aktivitetet janë organizuar në bashkëpunim mes Njësisë Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Sipas Policisë Rajonale të Gjilanit, qëllimi ka qenë ndërgjegjësimi i nxënësve dhe prindërve për respektimin e rregullave të trafikut dhe shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në zonat shkollore.
Në këtë kuadër, drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje që të kenë kujdes të shtuar pranë shkollave, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


