Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministrja italiane Giorgia Meloni i mungon “guximi” lidhur me luftën në Iran, raportojnë mediat italiane.
“Jam i tronditur prej saj. Mendoja se kishte guxim, por gabova,” ka thënë ai për gazetën italiane Corriere della Sera, duke shtuar gjithashtu se Meloni “mendon se Amerika duhet ta bëjë punën në emër të saj”.
Kritikat e tij vijnë pasi Meloni i kishte cilësuar “të papranueshme” komentet e presidentit amerikan për Papa Leon.
Në përgjigje, Trump ka thënë: “Ajo është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësinë.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


