Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajme“Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën”, Erblin Osmani i gatshëm për...

“Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën”, Erblin Osmani i gatshëm për të dëshmuar vetën si dardan

Mesfushori Erblin Osmani thotë se gjithnjë ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën dhe është krenar që ëndrra iu plotësua.

Talenti i Bayern Munichut në moshën vetëm 17-vjeçare do të përfaqësojë “Dardanët” për Ligën e Kombeve, ngase mori ftesë nga tekniku gjerman.

Në një intervistë për FFK-në pasi ateroi në Prishtinë, Osmani tha se është i lumtur që i është dhënë mundësia për ta dëshmuar vetën.

“Kam dashur që gjithmonë të luaj për Kosovën. Jam shumë krenar që mund të luaj, edhe që e kam shansin për këtë shtet”.

“Ishalla kemi me arrit shumë lartë me Kosovën. Ka shumë potencial për me arrit shumë”.

“Falënderoj Franco Foden, Agim Ademin dhe tërë stafin që më kanë dërguar ftesë, edhe që më kanë pritur kaq mirë. Falënderoj edhe Bayern Munichun që më kanë arritur deri në këtë pikë”, deklaroi ai, shkruan Telegrafi.

Ndërkohë, seanca e parë stërvitore e Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT