Një qytetar nga Prizreni ka treguar shembull të ndershmërisë, pasi ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe mbi 500 euro, të cilën më pas e ka dorëzuar në Polici.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kuleta e gjetur më 21 shtator përmbante 505 euro dhe disa lei rumunë, përveç dokumenteve personale.
Qytetari e ka raportuar rastin dhe kuletën, së bashku me paratë, e ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.
Pas verifikimit të dokumentacionit, Policia ka identifikuar personin që e kishte humbur kuletën, të cilit më pas i janë kthyer dokumentet dhe paratë.
Policia e Kosovës e ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij, duke e cilësuar si shembull të ndershmërisë dhe bashkëpunimit me institucionet.
Njëkohësisht, Policia ka rikujtuar se përvetësimi i sendit të huaj, edhe nëse ai gjendet në rrugë apo në ndonjë vend tjetër, përbën vepër penale dhe është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


