Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSadiku nis furishëm Kampionatin Evropian, mposht bindshëm rusen Pushkar 5:0

Sadiku nis furishëm Kampionatin Evropian, mposht bindshëm rusen Pushkar 5:0

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore të bindshme aventurën në Kampionatin Evropian të boksit “Sofje 2026”.

Sadiku e mposhti 5:0 boksieren ruse Alina Pushkar, në duelin e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Kosovarja ishte superiore gjatë të tri raundeve, ndërsa në raundin e dytë arriti edhe ta rrëzojë kundërshtaren, duke konfirmuar epërsinë e saj në ring.

Pas përfundimit të meçit, të pesë gjyqtarët votuan në favor të Sadikut, duke i dhënë fitoren me rezultat të pastër 5:0.

Sadiku garon në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe me këtë fitore ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, ku synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT