Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump: SHBA-ja po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për hapjen e Ngushticës së...

Trump: SHBA-ja po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

residenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja është duke bërë “marrëveshje të jashtëzakonshme” për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Ai po ashtu ka deklaruar se pret një bisedë pozitive me presidentin kinez, Xi Jinping, kur të vizitojë Kinën javën e ardhshme.

Trumpi ka përsëritur se bllokada e SHBA-së po funksionon shumë mirë dhe se Irani “dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

“Ata luajnë lojëra, por më lejoni t’ju them, ata duan të bëjnë një marrëveshje”, ka deklaruar Trumpi.

Trumpi ka njoftuar të dielën se SHBA-ja do të niste nxjerrjen e anijeve dhe detarëve të bllokuar në Hormuz, që kur ka nisur lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, më 28 shkurt.

Sipas një agjencie detare të OKB-së, janë 2,000 anije me rreth 20,000 detarë që kanë mbetur të bllokuar në këtë ngushticë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT