Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar ndërtimin e një sistemi mbrojtës raketor në hapësirë, të quajtur “Kupola e Artë”, projekt që ka shkaktuar reagime të forta nga Kina.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se ky sistem do të ndalojë raketat që mund të lëshohen nga çdo cep i botës – madje edhe nga hapësira. Në krye të projektit është vendosur gjenerali Michael Guetlein nga Forcat Hapësinore të SHBA-së.
“Kupola e Artë” është e frymëzuar nga “Kupola e Hekurt” izraelite, dhe do të përfshijë teknologji të avancuar në tokë dhe në hapësirë për të detektuar dhe shkatërruar raketat në katër faza të ndryshme të fluturimit të tyre.
Trump ka zbuluar se investimi fillestar për këtë projekt është 25 miliardë dollarë, ndërsa kostoja totale do të arrijë në 175 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme. Ai ka theksuar se synon përfundimin e projektit brenda mandatit të tij të ardhshëm.
Kina ka reaguar me shqetësim dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit të tërhiqet nga ky plan, duke e cilësuar atë si kërcënim ndaj sigurisë ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


