Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeIrani: S’kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA-në

Irani: S’kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA-në

Irani ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se një marrëveshje mes Teheranit dhe Uashingtonit është pranë finalizimit, duke insistuar se ende nuk është arritur asnjë dakordim përfundimtar.

Përmes një rrjedhjeje informacioni në agjencinë e lajmeve Fars, një burim pranë ekipit negociator iranian deklaroi se “asnjë tekst i një memorandumi fillestar mirëkuptimi me SHBA-në nuk është miratuar”.

Reagimi vjen pasi Trump njoftoi të enjten se SHBA-ja dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje.

“Bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë derisa marrëveshja të finalizohet, koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”, shkroi Trump në një postim.

Presidenti amerikan tha se diskutimet ndërmjet dy palëve kanë arritur nivelin më të lartë dhe tashmë janë miratuar. Ai po ashtu bëri të ditur se ka anuluar bombardimet që kishte paralajmëruar për sonte.

Sipas Trumpit, vendet e përfshira janë pajtuar si për linjat e përgjithshme të marrëveshjes, ashtu edhe për pikat specifike të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT