Ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror 2026, me ndeshjen hapëse që po zhvillohet në stadiumin legjendar “Azteca” mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Takimi ka filluar në orën 21:00 dhe i përket Grupit A, duke shënuar startin e turneut më të madh futbollistik në botë.
Mijëra tifozë kanë mbushur tribunat e stadiumit në Mexico City, ndërsa atmosfera festive ka shoqëruar ceremoninë dhe fillimin e garës që do të zgjasë për një muaj.
Meksika, një nga vendet nikoqire të këtij edicioni, synon ta nisë me fitore para publikut vendas, ndërsa Afrika e Jugut kërkon të befasojë në përballjen e parë të turneut.
Botërori 2026 organizohet nga tre vende – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika – dhe konsiderohet edicioni më i madh në histori për nga numri i skuadrave pjesëmarrëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


