Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “nuk ka asnjë shans dhe kurrë nuk e ka pasur”, gjatë një paraqitjeje në Shtëpinë e Bardhë, ku ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-së kundër programit bërthamor iranian.
Sipas tij, Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore.
“Irani nuk ka asnjë shans. Kurrë nuk ka pasur. Ata e dinë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan.
“Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore”, ka shtuar ai.
Trumpi po ashtu ka thënë se nëse SHBA-ja nuk do të ishte përfshirë në konflikt “do të kishim pasur një Iran me armë bërthamore”.
“Ndoshta nuk do të ishim të gjithë këtu tani”, ka shtuar ai.
Presidenti ka deklaruar po ashtu se SHBA-ja “e ka mundur keq (Iranin)”, duke shtuar se Irani është “reduktuar në anije të vogla me një mitraloz në ballë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


