Donald Trump ka thënë se gjëja e parë që do ta bëjë sot pas inaugurimit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpallja e emergjencës kombëtare në kufirin jugor të vendit.
“Ne nuk do ta harrojmë kombin tonë. Ne nuk do ta harrojmë Kushtetutën tonë, dhe nuk do ta harrojmë Zotin tonë”, ka thënë Trumpi.
“Sot do të nënshkruaj një seri urdhrash ekzekutivë historikë. Me këto veprime do ta nisim restaurimin e krejtësishëm të Amerikës dhe revolucionin e vetëdijes së thjeshtë. Krejt puna është te vetëdija e thjeshtë.
“Gjëja e parë që do ta bëj është të deklarojë emergjencë kombëtare në kufirin tonë jugor”, ka thënë Trumpi në fjalimin e tij të inaugurimit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


