SHBA ka dy zgjedhje për Iranin: “A duam të shkojmë dhe t’i godasim fort dhe t’i përfundojmë përgjithmonë, apo duam të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje?”
Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump.
I pyetur nëse dëshiron “ta godasë fort Iranin”, ai u përgjigj: “Në baza njerëzore, do të preferoja jo, por kjo është mundësia.”
Shqetësimet për raketat
Trump gjithashtu tha se nuk është i shqetësuar se SHBA po mbetet pa raketa, në dritën e raporteve se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë filluar të shqetësohen për rezervat.
“Ne kemi më shumë se kurrë më parë, në fakt, sepse në të gjithë botën kemi rezerva dhe mund t’i marrim ato nëse kemi nevojë. Në të gjithë botën kemi sasi të mëdha rezervash”, tha ai.
“Jemi të pajisur dhe gati. Tani kemi më shumë se dyfishin e asaj që kishim kur filloi kjo,” shtoi Trump.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


