Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeTjetër tërmet godet Kosovën, epiqendra ndërmjet Ferizajt e Gjilanit

Tjetër tërmet godet Kosovën, epiqendra ndërmjet Ferizajt e Gjilanit

Një tërmet prej 3.1 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash (11:41:39).

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) thotë se epiqendra e dridhjeve ishte 24 km në lindje të Ferizajt, jo shumë larg Gjilanit.

Para disa ditësh, në orët e para të së enjtes një tërmet me magnitudë 4.1 e goditi Kosovën. Epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT