Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me hetuesit e narkotikëve, ka arrestuar një 27-vjeçar në Tiranë, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Operacioni është zhvilluar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku gjatë kontrollit i dyshuari është kapur me një sasi kanabisi.
Në lidhje me rastin është proceduar edhe një tjetër person, të cilit iu gjet një sasi e vogël droge e dyshuar se ishte blerë nga i arrestuari.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tiranë: Shpërndante drogë, arrestohet 27-vjeçari nga “Shqiponjat” appeared first on Sinjali.


