Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të bashkohen rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka folur për TV Dukagjini gjatë protestës “Jo në emrin tim”, ku u bëri thirrje subjekteve politike që ta mbështesin projektligjin.
“Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, kanë dhënë mbështetje gjatë protestës.
“I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, ka thënë Endrit Thaçi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!/GazetaSinjali/


