Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë.
Përmes një postimi, Kurti ka thënë se Kosova, sipas tij, luajti më mirë se Austria, ndërsa rezultatin e ka cilësuar si jo pasqyrim të asaj që u pa në fushë.
“Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të Kosovës, duke thënë se ekipi po tregon përmirësim dhe se potenciali i tij është më i madh se niveli aktual.
Kurti ka përmendur edhe tri raste të tjera për gol, ndërsa ka theksuar nevojën për më shumë vëmendje dhe vetëbesim në zonën e rreptësisë.
Ai i është referuar edhe dy ndeshjeve të ardhshme të Kosovës në muajin nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës.
“Gëzuar Kosovë!”, ka përfunduar Kurti reagimin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


