Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK ndryshon orarin, protesta para Kuvendit nis në 09:00

OVL-UÇK ndryshon orarin, protesta para Kuvendit nis në 09:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se protesta e paralajmëruar para Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër në orën 09:00.

Protesta do të zhvillohet në kohën kur është planifikuar të nisë seanca plenare e Kuvendit.

Në këtë seancë pritet të diskutohet edhe projektligji i propozuar nga PDK-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Fillimisht, OVL-UÇK kishte njoftuar se protesta do të mbahej në orën 12:00. Megjithatë, organizata ka vendosur që tubimi të nisë më herët, duke e lidhur ndryshimin e orarit me zhvillimet në Kuvend.

Përmes njoftimit, OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT